LAJME

Osmani dhe Kurti përkrahin fushatën për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve

Osmani dhe Kurti përkrahin fushatën për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Qershor 2021, 15:43

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë përkrahur kampanjë e Handikos “Bëhu Mburoja ime!”, për të parandaluar dhunën ndaj fëmijëve.

Me rastin e shënimit të 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Handikos ka vendosur dy instilacione, kukulla me thënie të fëmijëve të cilët janë viktima të dhunës në familje.

Ky instilacion është vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton EO.

Afrim Maliqi, drejtor i Handikos tha se fëmijët kanë të drejtë të jenë të lumtur dhe të gëzojnë të drejtat të barabarta.“Fëmijët duhet të jenë të lumtur dhe të gëzojnë të drejtat, siç po i shihni këta fëmijë këtu. Paragjykimet akoma ekzistojnë për këta fëmijë, qasja dhe pamundësia për të lëvizur lirshëm dhe legjislacioni që duhet bëjë më shumë për këta fëmijë”, tha Maliqi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika