Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në deklarimin e pasurisë për vitin 2022, e të publikuar të premten nga Agjencia Anti-Korrupsion, ka deklaruar më pak se 300 euro të gatshme në bankë, ndërsa të ardhurat vjetore, sipas deklarimit zyrtar të saj, kanë qenë rreth 40 mijë euro.
Nga 40 mijë eurot, të regjistruara si të ardhura vjetore, 33 mijë janë paga neto nga Presidenca dhe mbi 7 mijë e 600 euro mëditje.

Pasuri të paluajtshme ajo ka regjistruar kapital në vlerë prej rreth 970 mijë eurosh, kryesisht nën pronësi të bashkëshortit. këtu përfshihen një shtëpi, një banesë, një garazh dhe tokë.

