Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas këtij takimi, të dy palët kanë mbajtur një konferencë për media, ku Osmani ka folur për nevojën e forcimit të personelit, mjeteve për ruajtjen e kufirit me Serbinë, për të parandaluar çfarëdo përpjekje destabilizuese që mund të vijë nga shteti fqinj.
Osmani gjatë kësaj deklarate, ka cituar presidentin e Shteteve të Bsahkuara të Amerikës, Donald Trump, për politikën e arritjes së paqes përmes fuqisë, politikë që kuptohet më së miri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.





