LAJME

Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje e përhershme për ata që qëndruan në anën e drejtë të historisë

Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje e përhershme për ata që qëndruan në anën e drejtë të historisë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Mars 2026, 12:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore dhe memorialit të ushtarëve të rënë të NATO-s në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

“Në përvjetorin e fillimit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, kujtojmë një nga momentet më përcaktuese të historisë sonë moderne. Më 24 mars 1999, përballë një tragjedie njerëzore nga veprimi gjenocidal i Serbisë, aleanca ushtarake më e fuqishme e botës demokratike ndërmori veprime vendimtare për të ndalur mizorinë e regjimit kriminal” – u shpreh Osmani, njofton Presidenca.

Sipas saj, ky ishte një akt që i dha fund një epoke të errët dhe hapi rrugën drejt lirisë dhe paqes.

Ajo theksoi se “NATO air, just do it”, mbetet simbol i thirrjes për veprim në mbrojtje të vlerave universale, një thirrje që u dëgjua dhe u përkthye në vendim dhe përgjegjësi historike.

“Mirënjohje e përhershme për gra e burra të NATO-s, të cilët qëndruan në anën e drejtë të historisë. Kjo ditë na rikujton se liria dhe paqja kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm dhe se, në momentet vendimtare, veprimi është ai që e përcakton historinë” – përfundon Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika