LAJME

Osmani: Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë

Osmani: Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Nëntor 2022, 09:24

Presidentja e vendit, ka bërë homazhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shënimin e ditës së lindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Osmani tha se komandanti legjendar, Adem Jashari, ishte vendosur, guximtar e luftarak.

“Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë. Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike”, ka shkruar Osmani.

Më tej, Osmani tha se komandanti legjendar, Adem Jashari, është hero i dinjitetit të Kosovës.

Bashkë me Osmanin ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të cilët u priten nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika