Home LAJME Osmani: 27 vjet pa Fehmi e Xhevë Lladrovcin, dy zemra, një betim për liri

Osmani: 27 vjet pa Fehmi e Xhevë Lladrovcin, dy zemra, një betim për liri

0
Osmani: 27 vjet pa Fehmi e Xhevë Lladrovcin, dy zemra, një betim për liri

Presidentja Vjosa Osmani, ku kujtuar dy nga figurat më të shquara të historisë kombëtare, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 27-vjetorin e rënies së tyre heroike.

Osmani ka thënë se rënia e tyre nuk ishte fundi, por themel i një rruge që çoi drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Sot kujtojmë me përulësi e krenari dy prej figurave më të ndritura të historisë sonë të re, Fehmi e Xhevë Lladrovcin. Ata nuk ishin vetëm bashkëshortë, por bashkëluftëtarë, nuk ishin vetëm dy jetë, por një ideal i përbashkët për lirinë e Kosovës. Ata u ngritën mbi frikën dhe zgjodhën të mbeteshin shembull i përjetshëm i guximit. Rënia e tyre nuk ishte fundi, por themel i një rruge që çoi drejt lirisë dhe pavarësisë. Për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për liri, kisha nderin që me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, familjes Lladrovci, t’ia dorëzoj Urdhrin “Hero i Kosovës” për Fehmi Lladrovcin dhe Urdhrin “Heroinë e Kosovës” për Xhevë Lladrovcin. Lavdi e përjetshme Fehmi e Xhevë Lladrovcit!”, ka shkruar Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here