LAJME

Osmani: 27 prilli plagë e hapur, Serbia të hapë arkivat për të zhdukurit

Osmani: 27 prilli plagë e hapur, Serbia të hapë arkivat për të zhdukurit
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Prill 2026, 10:19

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se 27 prilli mbetet plagë e hapur për Kosovën, duke theksuar nevojën për drejtësi për personat e zhdukur gjatë luftës.

Në një postim, Osmani ka thënë se familjet e të zhdukurve ende presin përgjigje, ndërsa ka kërkuar që Serbia të hapë arkivat dhe të japë llogari për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Familjet ende presin. Disa për një varr. Disa për një përgjigje. Që të gjithë në ankth. Kosova kërkon drejtësi të plotë” – ka deklaruar ajo.

Osmani ka theksuar se mbajtja e të zhdukurve me dhunë dhe fshehja e varrezave masive përbën, siç u shpreh ajo, krim të përsëritur, duke shtuar se “e vërteta dhe paqja ndërtohen vetëm mbi drejtësi”.

“E ardhmja ndërtohet vetëm mbi të vërtetën. Paqja e vërtetë ndërtohet vetëm kur ka drejtësi. E vërteta e vetme është se Serbia ende fle mbi varreza masive” – ka deklaruar Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika