Ish-drejtori i Administratës Komunale në Prizren ,Osman Hajdari, është zgjedhur drejtor i Administratës së Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Hajdari në rrjetin social,Facebook.
Postimi i plotë:

Dita e parë si drejtor i administratës së Spitalit Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”
Si çdoherë dhe çdo vend që kam punuar dhe udhëhequr në administratë publike, jam munduar të punoj me përkushtim e profesionalizëm të lartë, me korrektësi e dashamirësi të plotë, drejt sukseseve me qëllim të arrijtes së objektivit-shërbime të avansuara për qytetarët, ashtu edhe në Administratën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, së bashku me ekipin e kësaj administrate, do të bëjmë më të mirën tonë, në të mirë të qytetarëve.
Administratën publike përvec se e kam profesion, atë e ndjej edhe si pasion. Me të gjitha këto dhe me përvojën time në këtë fushë, do te sjellim reforma që avansojnë shërbimet ashtu siç meritojnë dhe presin qytetarët.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.