LAJME

Osman Hajdari: Spitali i Prizrenit ofron ushqime cilësore dhe trajtim dinjitoz për pacientët

Osman Hajdari: Spitali i Prizrenit ofron ushqime cilësore dhe trajtim dinjitoz për pacientët
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shkurt 2024, 19:31

“Spitali i Prizrenit ofron ushqime cilësore dhe trajtim dinjitoz për pacientët”, kështu ka shkruar në rrjetin social Facebook ish-drejtori i Adminsitratës në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit “Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari.

Ai përmes një video të cilën ka shpërndarë, ka krahasuar gjendjen e tanishme të sektorit të ushqimit në këtë spital me të mëparshmën.

Po ashtu, ai ka theksuar se përgatitja e ushqimit bëhet sipas udhëzimeve të dietologëve dhe servimi i tij bëhet përmes paketimit praktik dhe higjienik.

“Ne do të jemi gjithmonë në shërbim të pacientëve dhe publikut në përgjithësi ngase nga ata kemi marrë besimin për të qeverisur”, thuhet në fund të këtij postimi nga Hajdari.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika