Drejtori i deritanishëm i Adminsitratës në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit “Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, sot është emruar UD i drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Hajdari përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook ka konfirmuar postin në krye të QKUK -së duke thënë se besimi i dhënë mbi bazën e rezultateve të punës me përkushtim; besim i cili për mua është motiv i lartë për një përgjegjësi të madhe siç është QKUK-ja.
“Dita e parë e punës në pozitën e UD të Drejtorit të QKUK-së
Besim i dhënë mbi bazën e rezultateve të punës me përkushtim; besim i cili për mua është motiv i lartë për një përgjegjësi të madhe siç është QKUK-ja, për të cilën do të bëj më të mirën për t’i çuar proceset përpara”, ka shkruar Hajdari.