Për ndër të Ditës ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) sot, kanë organizuar një konferencë me temën “Të drejtat e njeriut – roli i institucioneve dhe shoqërisë civile në përmirësimin dhe avancimin e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara”.
Me ftesë të Avokatit të Popullit dhe Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar (FKAK), në këtë konferencë ka marr pjesë edhe drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Edmond Hoxha.
Pjesë e kësaj conference ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, nënkryetari e Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu si dhe drejtori Ekzekutiv i “Handikos”, Afrim Maliqi, ku ishin edhe pjesë e një paneli diskutimesh.
Konferenca u zhvillua më pastaj në tri panele ku u diskutua për kuadrin ligjor dhe sfidat në mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, pastaj u diskutua për edukimin për të gjithë duke adresuar barrierat për mësimin gjithëpërfshirës, dhe qasja në hapësirat publike.