LAJME

Organizatat e dala nga lufta për vendimin ndaj Shalës: Kemi pritur të lirohet

Organizatat e dala nga lufta për vendimin ndaj Shalës: Kemi pritur të lirohet
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Korrik 2025, 15:07

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e invalidëve të luftës dhe shoqata e familjeve të dëshmorëve kanë shprehur siç kanë thënë, pakënaqësinë e tyre të thellë me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila konfirmoi dënimin ndaj Pjetër Shala, duke e ulur atë në 13 vjet burgim.

Në reagimin e tyre thuhet se kanë pritur që vendimi të jetë lirues.

“Edhe pse dënimi është ulur, ne kemi pritur me bindje të plotë një vendim lirues, sepse besojmë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë, dhe në luftën tonë të drejtë për çlirim. Ky aktgjykim, në vend që të përmbyllë padrejtësinë, veçse e thellon bindjen tonë se kjo gjykatë ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtësinë mbi baza të barabarta e të paanshme. UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet nga e vërteta, e vërteta historike është në anën tonë, dhe bashkëluftëtarët tanë nuk do t’i nëpërkëmbë askush me procese të motivuara politikisht. Liria nuk gjykohet, ajo respektohet!”, thuhet në reagim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika