- Reklama -

Organizata VoRAE hap thirrje për donacion të pajisjeve teknologjike për studentët nga komunitetet

Organizata ‘Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve’ në Kosovë (VoRAE) ka hapur thirrjen për programin “Mbështetje plotësuese për studime akademike” për donacione të pajisjeve teknologjike me synim të ofrimit të mjeteve konkrete për studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Sipas kësaj organizate mungesa e pajisjeve teknologjike vazhdon të jetë një nga pengesat kryesore për arsimimin e të rinjve nga këto komunitete.

- Reklama -

Për shumë studentë ambiciozë, një lap-top apo kompjuter nuk është luks, por mjeti bazik që ua mundëson vijimin e studimeve dhe qasjen në botën digjitale”- thuhet në njoftimin e VoRAE.

Përmes programit “Mbështetje plotësuese për studime akademike”, organizata ofron mentorim, tutorim, trajnime digjitale dhe udhëzime për karrierën e studentëve nga komunitetet.

Tutje, organizata bëri të ditur se pajisjet që mund të ofrohen janë lap-topët si paisje prioritare, kompjuterë desktop ose monitor si dhe tableta.

“Pajisjet mund të jenë të reja ose të përdorura, përderisa janë funksionale. Organizata kujdeset për kontrollin teknik, regjistrimin dhe shpërndarjen transparente të tyre te studentët në nevojë”– thuhet në thirrjen e organizatës.

Ndërsa të gjithë personat e interesuar për të kontribuuar mund të kontaktojnë në email-adresat e organizatës: [email protected] dhe [email protected].

Për më shumë informacione rreth programit klikoni këtu.

Thirrja e organizës “VoRAE”
- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort