- Reklama -

Organizata Qika i reagon ministres Haxhiu: Vepro para se të marrësh pjesë në protesta

Organizata Qika i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila mori sot pjesë në protestën e organizuar pas vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj, ku u kërkua që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare.

Nga kjo organizatë kanë thënë se pjesëmarrja e ministrave dhe qeveriatarëve tjerë në protestën e sotme është e pakuptimtë dhe e pavend.

- Reklama -

“Qika” i ka kërkuar ministres që para se të jetë fizikisht në protestë të zbatojë strategjinë. për mbrojtjen nga dhuna në familje.

”Protestat e grave po kërkojnë përgjegjësi institucionale për dhunën e vrasjet që po ndodhin. Rehatia e qeveritarëve për të protestuar kundër institucioneve që vet i drejtojnë, nuk guxon të lejohet. Kërkesat e parashtruara sot në protestë nuk kanë nevojë për mbështetje por realizim. Kjo është detyra juaj”.

Reagimi i plotë:

Nuk është punë prezence, është mungesë veprimi

Pjesëmarrja e ministrave dhe qeveritarëve të tjerë në protestën e sotme është e pakuptimtë dhe e pavend, ashtu siç janë edhe deklaratat e tyre shfajësuese (përligjëse) për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit. Para se të jetë fizikisht në protestë, ministrja duhet të jetë para strategjisë së munguar tash e tetë muaj.

Strategjia kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje 2016-2020, ka skaduar në dhjetor të vitit 2020, e cila edhe ashtu është zbatuar vetëm pjesërisht. Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për draftimin dhe zbatimin e kësaj strategjie.

Protestat e grave po kërkojnë përgjegjësi institucionale për dhunën e vrasjet që po ndodhin. Rehatia e qeveritarëve për të protestuar kundër institucioneve që vet i drejtojnë, nuk guxon të lejohet. Kërkesat e parashtruara sot në protestë nuk kanë nevojë për mbështetje por realizim. Kjo është detyra juaj.

Me konsensus nuk arrihet drejtësia, as barazia. Betejat vazhdojnë.

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Komuna e Prizrenit publikon listën përfituese të atyre që kanë plotësuar kriteret për rregullimin e kulmeve

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në komunën e...

Nis zgjerimi i rrugës Tetovë-Prizren

Komuna e Tetovës tashmë ka nisur punët rreth projektit...

ShSKUK: Viti 2024 ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e...

Komuna e Prizrenit njofton të gjitha OJQ-të që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale

Komuna e Prizrenit përkatësishtë Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort