- Reklama -

ORCA: Shkaktari kryesor i shkatërrimit të cilësisë së arsimit të lartë janë kolegjet private

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka zhvilluar një aksion simbolik, para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, me ç ’rast kanë kërkuar të ndryshohet statusi i kolegjeve private – nga biznese fitimprurëse në organizata jofitimprurëse.

Ky aktivitet është realizuar pak para mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim ku do të organizohet dëgjimi i tretë publik për Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

- Reklama -

Dibran Hoxha nga ORCA, ka thënë se shkaktari kryesor por jo i vetëm i shkatërrimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë, janë kolegjet private.

“Kolegjet private janë dëmtuesit ma të mëdhenj të cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë. Pas 5 vjetësh monitorim të vazhdueshëm të Agjencisë së Akreditimit, qendrës për njohjen e diplomave NARIC dhe proceseve të arsimit ta lartë në Kosovë, ORCA me kompetencë të plotë konstaton se shkaktari kryesor, por jo i vetëm i shkatërrimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë, janë kolegjet private. Kolegjet private janë biznese dhe kjo nuk është shprehje metaforike por një e vërtetë administrative. Imagjinoni kolegjet private dhe marketet në Kosovë regjistrohen njëjtë si biznese profitabile”, tha Hoxha.

Ai ka thënë se ORCA kërkon që në projektligjin për Agjencinë e Kosovës për akreditim për të cilin sot mbahet dëgjim publik nga Komisioni parlamentar të përcaktohet qartë se akreditimi do t’u ofrohet vetëm institucioneve dhe organizatave jofitimprurëse.

Sipas tij, vetëm kështu do të bëhej e mundur që parat e mbledhura nga sukseset e tyre të mos përfundonin në vetura të shtrenjta e vila të pronarëve të tyre apo në xhepat e policëve, gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve ministrorë, deputetëve e ministrave, por në investim për laboratorë e institute revista e biblioteka./EO

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort