- Reklama -

ORCA i kërkon Arbërie Nagavcit të fillojë vetingun në Arsimin e Lartë

Përfaqësuesit e ORCA-s Rron Gjinovci dhe Gramos Buçinca u pritën nga Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe zv.ministri Dukagjin Pupovci. Përfaqësuesit e ORCA-s përgëzuan Ministren dhe zv.ministrin për detyrat e pranuara dhe i ofruan mbështetje Ministrisë në avancimin e transparencës, llogaridhënies, integritetit në arsim e në Arsimin e Lartë në veçanti.

“Me këtë ORCA i kërkoi Ministres që të ndjekë shembullin e koleges së saj në Ministrinë e Drejtësisë e të fillojë vetingun në Arsimin e Lartë, ku si parim do të ndiqej mësimi nga Surja An-Nisa, pra që e vërteta për integritetin e stafit akademik të dalë në publik pavarësisht partive nga vijnë pjesëtarët e stafit akademik”, thuhet në një njoftim të kësaj organizate.

- Reklama -

Përfaqësuesit e ORCA-s i kërkuan Ministres Nagavci angazhim të shtuar në hartimin e ligjit të ri për Arsimin e Lartë dhe ligjin për Agjencinë e Akreditimit, të cilat ligje paraardhësit e Ministres Nagavci për disa vite me radhë nuk arritën t’i bënin.

“Po ashtu u theksua nevoja për hartimin dhe avancimin e udhëzimeve administrative e rregulloreve, në mungesë të të cilave ndodhin keqpërdorime masive të cilat dëmtojnë rëndë cilësinë e arsimit, e në veçanti rregulloret për parandalimin e ngacmimeve seksuale në mungesë të të cilave institucionet publike të arsimit janë shndërruar në strehë të ngacmuesve e arenë ngacmimesh për vajzat dhe gratë e shoqërisë sonë”, thuhet tutje në njoftim.

ORCA mbetet e përkushtuar në monitorimin e institucioneve të Arsimit të Lartë dhe do të vazhdojë të ngrisë në publik shqetësimet për mungesën e integritetit akademik, transnaprencës e llogaridhënies nga institucionet publike.

DY DHURATA SIMBOLIKE PËR MINISTREN E ARSIMIT

Sot përfaqësuesit e ORCA-s Rron Gjinovci dhe Gramos Buçinca u pritën nga…

Posted by ORCA Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim on E mërkurë, 14 April 2021

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort