Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovë, Aivo Orav, i cili i dorëzoi “Raportin për Kosovën 2024”, nga Komisioni Evropian.
Orav i dorëzon Osmanit “Raportin për Kosovën” të Komisionit Evropian

Derisa raporti i sivjetshëm ka vlerësuar pozitivisht progresin e Kosovs në disa fusha, Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për integrimin në BE, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Në këtë frymë, Osmani u shpreh se zgjerimi i BE-së do të kontribuojë jo vetëm në prosperitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, por edhe në paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon dhe më gjerë. Më tej, Presidentja Osmani deklaroi se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave dhe është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, një element që është theksuar edhe në raport”, thuhet në komunikatë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

