Opozita: Projektligji i Pagave është bllokuar në sirtarët e Qeverisë

Projektligji i Pagave në Sektorin Publik nuk është miratuar ende

Ndërsa ende nuk dihet se kur mund të shkoj për miratim në Qeveri e pastaj në Kuvend.

Ani pse ministri i Kurtit, Xhelal Sveçla, kishte deklaruar se Projektligji për Paga për sektorin publik do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars, shkruan Front Online.

E, tashmë jemi në javën e dytë të muajit qershor dhe ende nuk dihet se çfarë është duke ndodhur me këtë projektligj.

Front Online për këtë çështje ka kërkuar përgjigje në Qeverinë e Kosovës, por të njëjtit nuk janë deklaruar rreth kësaj teme.

Kurse, nga opozita kanë thënë se ky projektligj ka mbetur në sirtarët e Qeverisë, dhe duhet të procedohet sa më parë.

Tahiri: Mosmiratimi i Ligjit të Pagave e ka dëmtuar secilin zyrtar publik

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë për Front Online se ky ligj ka mbetur në sirtarët e Qeverisë dhe nga ky mos vullnet i kësaj të fundit po dëmtohet secili zyrtar publik.

“Ligji i Pagave ka mbet diku në sirtar është i bllokuar dhe tash një vit e gjysmë nuk vjen për miratim në Kuvend. Ashtu siç e kemi bërë si grup parlamentar e kemi thënë edhe tash e themi se ky ligj e ka dëmtua secilin zyrtar publik”, është shprehur Tahiri, për Front Online.

Ai, ka thënë se janë dy çështje për të cilat është bllokuar ky projektligj.

“Nuk presim që të vij, nuk presim asgjë sepse po shihet që janë të bllokuar dhe këtu janë dy çështje ose nuk ka vullnet politik për me shty përpara këtë ligj ose nuk kanë kapacitete profesionale për me sjellë në Kuvend këtë ligj”, ka thënë ai.

Hoti: Projektligji i Pagave të procedohet sa më parë, kemi rritje të çmimeve

Edhe ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, deklaron për Front Online se tashmë Projektligji për Paga do të duhej të ishte i miratuar në Kuvend.

“Ky ligj duhej të ishte sjell në Kuvend në fund të vitit të kaluar, në mënyrë që me buxhetin e këtij viti të parashihej skema e re e pagave”, thotë Hoti, për Front Online.

Ndërsa pohon se duke parë rritjen e përditshme të çmimeve, është e domosdoshme që i njëjti të procedohet sa më parë nga Qeveria për në Kuvend.

“Tani me rritjen e çmimeve, sidomos për produktet bazike ushqimore, është me rëndësi që ky ligj të procedohet sa më parë”, është shprehur ndër të tjera Hoti.

Më 30 qershor të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Sipas vendimit, ligji nuk ishte në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese zyrtarët publikë nuk do t’i marrin pagat e rritura sipas Ligjit që ishte miratuar më 2019.

Më 6 dhjetor 2019, Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese e kishte dërguar Avokati i Popullit për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

Ligji për paga ishte miratuar në muajin shkurt të atij viti.

Ky ligj rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind mbeten jashtë.

Ligji ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës, e cila drejtohej nga Ramush Haradinaj./Front Online/

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Proton Cable Prizreni mposhtet me rezultat të thellë nga Peja

Të dielen në “Sezai Surroi”, KB Proton Cable Prizreni...

Osmani uron Milanoviqin për rizgjedhjen president i Kroacisë: Do të forcojmë partneritetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zoran Milanoviqin...

Ndërron jetë afaristi dhe humanisti Haxhi Kemajl Jonuzi

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjçare afaristi dhe...

Kurti premton mbështetje ndaj grave: Do ta shtojmë aktivitetin ekonomik

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

O’Brien: Kosova dhe Serbia të bëjnë lëvizje për hir të integrimit të tyre evropian

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort