• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Thursday, March 30, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Opozita e quan të pakuptimtë që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me procesin e dialogut

tvprizreni by tvprizreni
October 30, 2022
in LAJME
0
Sot vazhdimi i seancës, në rend dite mocioni për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së
0
SHARES
65
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputet e opozitës kanë thënë se është e pakuptimtë që liberalizimi i vizave të kushtëzohet  me procesin e dialogut me Serbinë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se është e padrejtë që kosovarët të zhgënjehen në vend se të gëzojnë lëvizjen e lirë.

Ajo shpreson që në takimin e radhës me 9 dhjetor të Këshillit të ministrave, Kosova të ketë shansin final dhe qytetarët të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

“Para së gjithash është e pakuptimtë që procesi i liberalizimit të vizave që ka qenë një proces i gjatë ku Kosova ndër vite ka bërë progres të kushtëzohet me çdo proces tjetër edhe me procesin e dialogut për të cilin ka pasur diskutime së fundi, por edhe me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Janë procese të ndara dhe është e padrejtë që Kosova të vendoset në dilemën nëse progresi në dialog duhet të përkthehet në regjim të lirë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Ne kemi përmbushur 95 kritere të cilat kanë qenë të parashtruara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe natyrisht pritjet tona kanë qenë që konform punës disa vjeçare që kanë bërë institucionet ne të kemi lajme pozitive”.

“Prandaj është krijuar një momentum që kjo pritje e qytetarëve do të merr fund. Por ka pasur zhgënjim të qytetarëve. Dua të beson që në muajin dhjetor kur është takimi i ardhshëm i Këshillit të ministrave me datën 9 dhjetor do ta kemi një shans të re për të konfirmuar që BE beson në vlerat e një shteti, i cili po bënë progres për t’i përmbushur këto kritere. Unë nuk mund të flas për afate. Ky kriter varet nga BE prandaj ne kemi kryer obligimet për të tjera i mbetet BE që të na konfirmojë që ky angazhim duhet të përkthehet në një vendim të lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës”.

Edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, tha se po i bëhet padrejtësi Kosovës në këtë proces.

Tutje, sa i përket çështjes së dialogut, Kadriaj tha se Qeveria është jotransparente dhe se kryeministri Kurti duhet të raportojë në Kuvend.

“Çështja e liberalizimit te vizave ka pasur kushte dhe kritere dhe dialogu janë dy çështje ndaras. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe nuk kanë të drejtë as ata me përcaktuar kushte dhe kritere shtesë sa i përket çështjes së liberalizimit. Kjo është një padrejtësi që po i bëhet Kosovës ku ende po mbahen pa liberalizim të vizave. Kjo Qeveri është tepër jo transparente sa i përket procesit të dialogut”.

“Kurti duhet te vijë të raportojë edhe në Komision edhe në kuvend sepse me iniciativë të Vetëvendosjes në Kuvend është miratuar një rezolutë e cila obligon secilën negociator që pas çdo raundi të debatit dhe diskutimit të vijë të raportojë në kuvend dhe kjo gjë nuk po ndodh. Është tërësisht proces i mbyllur dhe jo transparent”, tha Kadriaj./eo/klankosova.tv/

Download WordPress Themes Free
Free Download WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
free online course
download huawei firmware
Download WordPress Themes Free
free online course
Previous Post

Kryeministri Kurti shpalosi buxhetin e vitit 2023, do të shtohen 400 pozita në shëndetësi, 300 në Polici dhe 240 pozita për inspektotratet

Next Post

Vazhdon ikja e punëtorëve shëndetësorë, interesim më i madh në tre muajt e fundit

Next Post
Gazeta zvicerane Blick: Çdo vit Kosovës po i ikin nga 200 mjekë

Vazhdon ikja e punëtorëve shëndetësorë, interesim më i madh në tre muajt e fundit

Të Fundit

Konjufca nga ShBA: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

Konjufca nga ShBA: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

March 29, 2023
Arrestohet i dyshuari i pestë për tentim-grabitjen në Prizren, ku u plagosën babë e bir

Në Prizren gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar

March 29, 2023
Kurti: Nuk kam ardhur në pushtet duke thënë se do të rris paga

Kurti: Nuk kam ardhur në pushtet duke thënë se do të rris paga

March 29, 2023
Pjestarët e komuniteteve egjiptian, boshnjak e turk: Ndihemi shumë shpesh të diskriminuar në Kosovë

Pjestarët e komuniteteve egjiptian, boshnjak e turk: Ndihemi shumë shpesh të diskriminuar në Kosovë

March 29, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Konjufca nga ShBA: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

Konjufca nga ShBA: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

March 29, 2023
Arrestohet i dyshuari i pestë për tentim-grabitjen në Prizren, ku u plagosën babë e bir

Në Prizren gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar

March 29, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.