LAJME

Opozita e nervozuar me Vetëvendosjen: E turpshme ikja e tyre nga mbështetja për policinë

Opozita e nervozuar me Vetëvendosjen: E turpshme ikja e tyre nga mbështetja për policinë
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2023, 12:22

Deputetët e vetëvendosjes nuk po marrin pjesë në Kuvend në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita për miratimin e rezolutës për mbështetje për Policinë e Kosovës.

Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës janë shprehur te indinjuar nga ky fakt.

Abelard Tahiri i PDK-së deklaroi se është e papranueshme mospjesëmarrja e mazhorancës, duke shtuar se është turp i madh, siç tha, që po i ikin mbështetjes që duhet t’i japin Policisë së Kosovës.

Turpëruese e vlerësoi edhe Armend Zemaj i LDK-së mungesën e deputetëve të LVV-së në seancën e sotme.

“Këtë sjellje po dëshiron dikush ta shndërrojë në normë e praktikë, por është praktikë e keqe dhe e mbrapshtë dhe nuk i kontribuon as zhvillimit demokratik e as zhvillimit të vendit, deklaroi ai.

Ndërkaq, Besnik Tahiri i AAK-së u shpreh se kuvendi sot nuk do të ishte dashur të diskutonte për diçka që i takon policisë.

“Nuk ka ndodhur në historinë e këtij shteti që qeveria t’ia ndalë shtesat e rrezikshmërisë policëve të Kosovës. U takon me ligj”, tha Tahiri.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika