Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur pozitivisht për marrëveshjen për targat të arritur dje mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti ka deklaruar se beson që ka arritur marrëveshje të mirë me Serbinë për targat, duke theksuar kështu se tashmë palët do të përqendrohen në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve, duke u bazuar në planin “franko-gjerman” për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.
Në fjalën e tij, Kurti i është përgjigjur edhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili i ka thënë se duhet të jetë bashkëpunues me opozitën pasi që do t’i duhet bashkëpunimi edhe për marrëveshjen përfundimtare.





