LAJME

Operatori i internetit nuk i përgjigjet biznesit për sanim të defektit, një javë lë pa internet

Operatori i internetit nuk i përgjigjet biznesit për sanim të defektit, një javë lë pa internet
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Nëntor 2024, 22:07

Një qytetar që drejton një nga bizneset, të cilat operojnë në qendrën “Albi Mall” në Prishtinë, thotë se ka një javë që kanë probleme me internetin. Ai është shprehur se ka kontaktuar disa herë me operatorin e internetit (IPKO), mirëpo të njëjtit nuk kanë intervenuar për ditë të tëra.

Qytetari në fjalë ka ndarë një video të bisedës telefonike, ku kërkon nga operatori që të intervenojnë urgjentë për sanim të defektit, pasi që e kanë të pamundur të vazhdojnë punën e tyre si biznes pa u lidhur me internet. Këta të fundit janë shprehur se duhet caktuar termin paraprakisht dhe nuk mund të intervenojnë menjëherë, raporton TV Prizreni.

Për më shumë, ndiqni videon e bashkëngjitur më poshtë:

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika