Pas njoftimit të marrë prej një banori të fshatit Xhaferaj, Kukës, në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, mbi një ari të kapur nga një lak në afërsi të zonës ku ai banonte, PPNEA, së bashku me AWRT, Four Paws Kosovë, Adzm Kukës dhe banorë të zonës, arritën të lirojnë e të mjekojnë ariun që kishte më tepër se 3 ditë i zënë në kurth.
Megjithëse terreni ishte i vështirë, grupi i punës arriti që të mjekojë plagët e gjendura në trupin e ariut, të cilat ishin krijuar nga tentativat e përsëritura për tu liruar nga kurthi ku kishte rënë. Në fund të procesit, ariu u pa nga distanca që arriti të ngrihej e të lëvizte, megjithëse plagët do të vazhdojnë ta shqetësojnë për disa kohë.
Ekipi ynë falenderon të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion shpëtimi, i cili rezultoi i suksesshëm.






