LAJME

Sektori i Hetimeve i Policisë Kufitare pranoi donacion nga Ambasada britanike pajisje teknologjike

Sektori i Hetimeve i Policisë Kufitare pranoi donacion nga Ambasada britanike pajisje teknologjike
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Nëntor 2026, 10:20

Sektori i Hetimeve në Departamentin e Kufirit i Policisë së Kosovës ka pranuar donacion nga Ambasada britanike disa pajisje teknologjike të cilat, sipas Policisë, janë të nevojshme për këtë sektor.

Këto pajisje thuhet se janë përzgjedhur nga vetë Policia dhe janë të bazuara në nevojat e identifikuara operative.

Këto nevoja, sipas Policisë, janë për përpunimin me efikasitet të provave digjitale, përdorimi i aplikacioneve të shumta hetimore njëkohësisht, dhe t’i ruajnë, sistemojnë dhe t’i lexojnë në mënyrë të sigurt dosjet e hetimit dhe dokumentet operative.

“Donacioni u dorëzua nga Margaret Belof, Shefe e Seksionit për Sundimin e Ligjit dhe Sigurinë e Brendshme tek Drejtori i Departamentit të Shërbimeve të PK-se z. Kamer Jonuzaj dhe pasqyron partneritetin e vazhdueshëm ndërmjet Ambasadës Britanike dhe Policisë së Kosovës në mbështetje të hetimit të krimit të organizuar ndërkufitar, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.” – thuhet në njoftim.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika