Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë e Shtetit kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor në luftën kundër trafikimit me narkotikë me ç’rast janë arrestuar pesë persona dhe janë konfiskuar 75 kilogramë marihuanë.
Reshat Murseli nga Policia e Kosovës në një konferencë për media bëri të ditur se hetimet për këtë operacion kanë filluar para disa muajsh, transmeton Telegrafi.
“Policia e Kosovës, ka realizuar një operacion të suksesshëm të koduar ‘Bardhoshi’. Operacioni ka filluar pasditen e djeshme. 20 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në një veturë e cila ishte në lëvizje në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, kurse 55 kilogram marihuanë janë konfiskuar në shtëpinë e njërit të dyshuar tjetër. Janë sekuestruar 193 fishekë, tri vetura, 6 telefona, 1 mijë e 600 euro, dhe 2 mije e 700 dinar të Serbisë. Gjithashtu me rastin e njëjtë janë arrestuar edhe disa persona në Prishtinë, dhe Ferizaj”, deklaroi ai.
Murseli bëri të ditur se personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/