LAJME

Operacionet Speciale të FSK-së marrin pjesë për herë të parë në SOF Week

Operacionet Speciale të FSK-së marrin pjesë për herë të parë në SOF Week
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2026, 16:42

Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë për herë të parë në konferencën ndërkombëtare SOF Week 2026, e organizuar nga Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USSOCOM) në Tampa të Floridës.

 

Në kuadër të konferencës, delegacioni i Operacioneve Speciale të FSK-së zhvilloi takime me liderë të lartë të komunitetit ndërkombëtar të Operacioneve Speciale, përfshirë Komandantin e USSOCOM, Admiral Frank M. Bradley, dhe Komandantin e Operacioneve Speciale për Evropë (SOCEUR), Lieutenant General Richard E. Angle.

Në këtë ngjarje morën pjesë 74 delegacione nga shtete partnere dhe aleate, ndërsa pjesëmarrja e FSK-së u vlerësua si dëshmi e avancimit profesional dhe rritjes së rolit të saj në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

SOF Week konsiderohet platformë strategjike për forcimin e partneriteteve, shkëmbimin e përvojave operacionale dhe zhvillimin e kapaciteteve moderne të Operacioneve Speciale në nivel global.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika