LAJME

Operacion i rrallë në Kirurgjinë Vaskulare, operohet një 65 vjeçare me aneurizëm të Aortës Abdominale dhe me Ren Arkuata

Operacion i rrallë në Kirurgjinë Vaskulare, operohet një 65 vjeçare me aneurizëm të Aortës Abdominale dhe me Ren Arkuata
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Prill 2022, 13:25

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është kryer një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm, për herë të parë në Kosovë.

Kirurgët vaskularë, të asistuar nga ekipi i anesteziologëve dhe ekipi i urologëve, kanë operuar një paciente të moshës 65 vjeçare me aneurizëm të Aortës Abdominale dhe me Ren Arkuata (veshka në formë të patkoit).

“Aneurizma e Aortës Abdominale me koekzistencë me Ren Arkuata është shumë e rrallë, ndodh vetëm në 0.12% të rasteve në botë”, thuhet në njoftim.

Pas trajtimit disa ditor në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, pacientja është liruar për në shtëpi me gjendje stabile shëndetësore. /Telegrafi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika