- Reklama -

Operacion i madh policor: Arrestohen 25 persona për kontrabandim me armë

Policia e Kosovës ka rrumbullakuar një hetim të shtrirë në dy vite kalendarike (2020-2021) me arrestimin e 13 personave të dyshuar për veprat penale: Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve dhe materialeve plasëse.

Sipas njoftimit të Policisë, me të arrestuarit e sotëm numri i përgjithshëm për këtë hetim është rritur në 25.

- Reklama -

“Operacionet policore janë realizuar me urdhëresë të organeve të drejtësisë, e që kanë përfshirë disa lokacione, konkretisht Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn dhe Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit të disa shtëpive dhe objekteve përcjellëse në të dy operacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar: Tetë armë të gjata të llojeve të ndryshme, 13 armë të vogla revole, 2 karikatorë, 1.493 municion të kalibrave të ndryshëm, pjesë të ndryshme të armëve, pajisje për pastrimin e armëve, 2 leje për armë, 2 vetura, 1 palë dylbi, 21 telefona celularë, 2.000 euro dhe 1 fletore me shënime”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, nga 25 personat e arrestuar në të dy operacionet policore, 12 janë arrestuar në vitin 2020, të cilët me vendim të prokurorëve kompetentë janë dërguar në mbajtje, përderisa në operacionin policor të realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar 13 persona, prej tyre 7 me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, derisa 6 janë liruar në procedurë të rregullt.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort