Sot është Dita Botërore e Mjedisit. OKB thotë se, në të gjithë botën, ekosistemet janë të kërcënuara. Nga pyjet dhe tokat e thata te tokat bujqësore dhe liqenet, hapësirat natyrore nga të cilat varet ekzistenca e njerëzimit po arrijnë një pikë kthese.
Sipas Konventës së OKB-së për Luftimin e Shkretëtirëzimit, deri në 40 % e tokës së planetit është e degraduar dhe kjo ndikon drejtpërdrejt ne jeten e gjysmës se popullsisë së botës. Numri dhe kohëzgjatja e thatësirave është rritur me 29 % që nga viti 2000. Nese nuk do të merren masa konkrete, thatësirat mund të prekin mbi tre të katërtat e popullsisë së botës deri në vitin 2050.
Kjo është arsyeja pse Dita Botërore e Mjedisit 2024 përqendrohet në rimekembjen e tokës, ndalimin e shkretëtirëzimit dhe ndërtimin e rezistencës ndaj thatësirës nën sloganin “Toka jonë. E ardhmja jone. Ne jemi restaurimi i brezit.”
OKB bën thirrje të mos kthejmë kohën pas, por të rritim pyje, të ringjallim burimet e ujit dhe të kthejmë tokat, për t’u bërë ne brezi që mund të bëjmë paqe me tokën.
Sipas OKB, koha po mbaron dhe natyra është në gjendje emergjence. Për të mbajtur ngrohjen globale nën 1.5°C këtë shekull, ne duhet të përgjysmojmë emetimet vjetore të gazeve serrë deri në vitin 2030. Pa veprim, ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit përtej do të rritet me 50 % brenda dekadës dhe mbetjet plastike që derdhen në ekosistemet ujore gati do trefishohen deri në vitin 2040./atsh/