- Reklama -

OKB kritikon Zvicrën për ndalimin e mbulesës së fytyrës

Vota në Zvicër për të ndaluar mbulesën e fytyrës, duke përfshirë edhe mbulesat për tërë trupin apo për tërë fytyrën, të cilat përdoren nga gratë myslimane, shkel të drejtat e njeriut, ka thënë Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut (OHCHR).“Zvicra është duke iu bashkuar një numri të vogël të shteteve, ku diskriminimi aktiv ndaj grave myslimane është i sanksionuar me ligj”, ka thënë zëdhënësja e OHCHR-së Ravina Shamdasani.“Dhe kjo është tejet fatkeqe”, ka thënë ajo.

Rreth 51.2 për qind e popullit zviceran, ka votuar të dielën në të mirë të ndalesës, e cila shënjestron gratë që vendosin burka dhe nikab, transmeton dpa.Ndonëse në letër ndalesa vlen për të gjitha llojet e mbulesave në përgjithësi, kjo votë është shtyrë përpara nga grupet e ekstremit të djathtë dhe ato kundër Islamit, të cilat nuk e kanë fshehur asnjëherë qëndrimin e tyre për këtë çështje.
Qeveria federale, në anën tjetër, ka bërë fushatë kundër ndalesës.

- Reklama -

Ndalesa të tilla vlejnë edhe në Austri, Holandë dhe Francë.“Gratë nuk duhet të detyrohen të mbulojnë fytyrat e tyre”, ka thënë Shamdasani.“Në të njëjtën kohë, ndalesa ligjore për mbulesa të fytyrës do t’ua kufizojë atyre të drejtën për të praktikuar fenë apo besimet e tyre dhe kjo ka ndikim të madh në të drejtat e njeriut”.Sipas ligjit, liri të tilla mund të kufizohen vetëm për të mbrojtur sigurinë publike, shëndetin, moralin, apo të drejtat themelore të të tjerëve./rel

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Komuna e Prizrenit publikon listën përfituese të atyre që kanë plotësuar kriteret për rregullimin e kulmeve

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në komunën e...

Nis zgjerimi i rrugës Tetovë-Prizren

Komuna e Tetovës tashmë ka nisur punët rreth projektit...

ShSKUK: Viti 2024 ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e...

Komuna e Prizrenit njofton të gjitha OJQ-të që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale

Komuna e Prizrenit përkatësishtë Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort