• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Thursday, September 28, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

OKB: Do të duhen vite për rimëkëmbjen globale nga COVID-19

tvprizreni by tvprizreni
December 4, 2020
in LAJME, RAJONI DHE BOTA
0
OKB: Do të duhen vite për rimëkëmbjen globale nga COVID-19
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha të enjten se dëmi që COVID-19 ka bërë globalisht nuk do të zhbëhet vetëm nga një vaksinë dhe se një rimëkëmbje e plotë nga pandemia do të marrë vite, ndoshta dekada.“Ndikimi social dhe ekonomik i pandemisë është jashtëzakonisht i madh dhe në rritje”, tha Antonio Guterres në një seancë të posaçme të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për vlerësimin e masave aktuale globale ndaj pandemisë së coronavirusit.Një raport i OKB-së i lëshuar të enjten tha se rreth 32 milionë njerëz mund të shtyhen në varfëri ekstreme këtë vit nga pandemia.

OKB-ja është përpjekur të trajtojë pasojat, duke u dhënë ndihmë humanitare miliona njerëzve.Shefi i OKB-së gjithashtu ka bërë presion për miratimin e një pakete stimuluese me vlerë të paktën sa 10 përqindshi i PBB-së globale dhe për lehtësimin e borxhit për të gjitha vendet në nevojë.Gati 80 krerë shtetesh po mbajnë fjalime në takimin dy ditor që po mbahet në internet, i cili do të përfshijë gjithashtu prezantime nga shkencëtarë, ekspertë dhe krerë të disa agjencive të OKB-së, përfshirë drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Numri global i vdekjeve nga coronavirusi ka arritur në mbi 1.5 milionë, ndërsa numri i rasteve ka arritur në mbi 65 milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.Shpërndarja e vaksinave të para të aprovuara kundër COVID-19 pritet të fillojë këtë muaj.Guterres ka bërë thirrje vazhdimisht për një qasje të barabartë tek vaksinat e coronavirusit për të gjitha vendet.
Në fund të prillit, OBSH-ja, së bashku me partnerët publikë dhe privatë, filluan nismën ACT-Accelerator dhe COVAX për vaksinat.Nisma është e përqendruar në krijimin e kushteve për qasje të barabartë tek testet, trajtimet dhe vaksinat për të gjitha vendet e botës. Shefi i OKB-së, megjithatë, tha se kishte një mungesë financimi prej 28 miliardë dollarësh, përfshirë 4.3 miliardë dollarë që duheshin urgjentisht për dy muajt e ardhshëm.Midis udhëheqësve që folën në samit ishte edhe Presidenti i Bashkimit Evropian, Charles Michel, i cili sugjeroi që vendet të nënshkruanin një traktat pandemie për të përmirësuar përgjigjen ndaj pandemive globale në të ardhmen.nga TaboolaMund t’ju interesojnë
Policia konfirmon se 61-vjeçari që vdiq në motel ishte me një 21-vjeçare
Abazoviq me fjalim të fuqishëm në parlament: Nuk jam as serb, as malazez – jam pjesëtar i komunitetit që e keni shtypur
Arrestohet një nga njerëzit më të pasur dhe më me ndikim në Sllovaki
“Cili duhet të jetë objektivi i këtij traktati? Objektivi duhet të jetë një përgjigje më e mirë”, tha ai. “Të bëjmë një punë më të mirë në të gjitha fushat në të cilat kemi vërejtur se duhet të forcojmë bashkëpunimin tonë”.Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi që OBSH-ja të krijonte një sistem alarmi për të paralajmëruar vendet më herët, si dhe zgjerimin e qasjes tek vaksinat për vendet e varfra.“Franca propozon një mekanizëm donacionesh në mënyrë që një pjesë e dozave të para të vaksinës që vihen në dispozicion të përdoren për të vaksinuar grupet me përparësi të lartë në vendet në zhvillim”, tha ai. /VOA/

Download Best WordPress Themes Free Download
Download Nulled WordPress Themes
Download WordPress Themes
Download WordPress Themes Free
ZG93bmxvYWQgbHluZGEgY291cnNlIGZyZWU=
download redmi firmware
Download Nulled WordPress Themes
download udemy paid course for free
Previous Post

“Ligji për Rimëkëmje Ekonomike favorizon më shumë sektorin publik”

Next Post

Infektologu Tolaj: Pandemisë po i shihet fundit, s’do ketë valë të tretë infektimesh

Next Post
Infektologu Tolaj: Pandemisë po i shihet fundit, s’do ketë valë të tretë infektimesh

Infektologu Tolaj: Pandemisë po i shihet fundit, s’do ketë valë të tretë infektimesh

Të Fundit

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

September 28, 2023
Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, as nuk na ndanë

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

September 28, 2023
PE-ja përsërit thirrjen për liberalizim të vizave për Kosovën

Javën e ardhshme Parlamenti Evropian diskuton situatën në veri të Kosovës

September 28, 2023
I caktohet një muaj paraburgim njërit prej sulmuesve në veri

BE: S’mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

September 28, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

September 28, 2023
Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, as nuk na ndanë

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

September 28, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.