- Reklama -

OJQ “Jetimat e Ballkanit” shpallet e përgjegjshme për ndërtimin e qendrës komunitare në Prizren

Oferta e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për shfrytëzimin e hapësirës përkatësisht pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare është shpallur si e përgjegjshme nga komisioni përkatës ka njoftuar drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rasim Demiri.

“Komisioni pas vlerësimit të dokumentacionit përkatës të organizatave që kanë aplikuar, shpall si të përgjegjshme OJQ-në ‘Jetimat e Ballkanit’”, thuhet në njoftimin e tij.

- Reklama -

Aty theksohet se afati për ankesa është 7 ditë nga dita e publikimit të këtij njoftimi.

DPMS në muajin janar ka shpallur thirrjen publike për organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale që të aplikojnë për shfrytëzimin e hapësirës përkatësisht pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare.

“Qëllimi i qendrës sociale-komunitare është të ofrojë përkujdesje për personat në nevojë, rastet sociale, grupet e margjinalizuara dhe të moshuarit. Shërbime përmes një kuzhine popullore, duke krijuar një hapësirë ku ata të ndihen të mbështetur, të përfshirë dhe të respektuar. Qendra duhet të ofrojë gjithashtu aktivitete sociale, kulturore dhe shërbime bazë për mirëqenien e tyre”, thuhej mes tjerash në thirrjen publike.

Dhënia e pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare bazohet në vendimin e Kuvendit të Komunës të miratuar në korrik të vitit 2024.

Kjo vendimmarrje ishte kundërshtuar nga anëtarë të Kuvendit nga radhët e LVV-së me arsyetimin se prona e sipërpërmendur ka shërbyer si hapësirë publike përkatësisht park për fëmijë. Megjithatë vendimi i KK-së së Prizrenit pati kaluar filtrin e ligjshmërisë nga MAPL-ja.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort