LAJME

Oficerja e FSK-së, gruaja e parë ndërkombëtare që diplomohet në “Ranger School” të SHBA-së

Oficerja e FSK-së, gruaja e parë ndërkombëtare që diplomohet në “Ranger School” të SHBA-së
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Qershor 2025, 10:12
Oficerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka hyrë në histori duke u bërë gruaja e parë ndërkombëtare që ka përfunduar me sukses trajnimin elitar ushtarak “Ranger School” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky kurs, një nga më sfiduesit në ushtrinë amerikane, është i njohur për standardet e larta dhe sfidat ekstreme fizike, mendore e emocionale që u vendos pjesëmarrësve.
Trajnimi zhvillohet në tri faza intensive: Darby, Mountain dhe Swamp, ku ushtarakët përballen me terrene të vështira, mungesë gjumi dhe mbështetje minimale logjistike — me qëllim zhvillimin e qëndrueshmërisë dhe aftësive të lidershipit nën presion.
Nga 148 pjesëmarrës që përfunduan me sukses këtë cikël, vetëm 3 ishin gra, përfshirë edhe Nëntoger Ibrahimin, e cila tani konsiderohet e aftë për të udhëhequr operacione komplekse në çdo klimë, terren apo situatë luftarake.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika