Televizioni turk TRT ka zhvilluar një bisedë të shkurtë me oficerin e FSK-së, Egzon Syla në jug të Turqisë ku edhe po kryhen akcionet e kërkim-shpëtimit për viktimat e tërmetit.
Oficeri Syla për TRT: Me dëshirën e Zotit, do ta kryejmë me sukses këtë aksion

“Unë jam oficeri Egzon Syla. Kemi ardhur nga Kosova me njësitë tona ushtarake menjëherë si morën lajmin me miratimin e presidentes tonë. Arritëm pak vonë për shkak të trafikut ajror. Kemi dy ekipe ushtarake dhe dy qej K-9 të kërkimit, së bashku me ekipin e mjekëve. Momentalisht po punojmë me ekipin turk AKUT, të cilët na kanë ndihmuar shumë. Ne gjetëm shumë njerëz të enjten dhe po vazhdojmë edhe sot. Jemi shumë të pikëlluar për këtë fatkeqësi dhe po mundohemi dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën tonë. Trupat tonë kanë kryer akcione të kërkim-shpëtimit dy herë në situata të njëjta në Shqipëri, dhe ajo përvojë na ka ndihmuar shumë edhe këtu. Me dëshirën e Zotit, ne do ta kryejmë me sukses këtë akcion”, ka thënë Syla në turkqisht për TRT-në.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

