LAJME

Oficeri i FSK-së, Vedat Shatri, merr çmimin Honor Graduate në ShBA

Oficeri i FSK-së, Vedat Shatri, merr çmimin Honor Graduate në ShBA
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Dhjetor 2024, 10:31

Kapiteni, Vedat Shatri ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Inxhinierisë (EBOLC) në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin Honor Graduate, çmim ky i cili jepet për rezultate të larta akademike.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky kurs fokusohet në përgatitjen e oficerëve për detyrat e tyre si udhëheqës të inxhinierisë ushtarake.

“Kapiten Vedat Shatri ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Inxhinierisë (EBOLC), në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin Honor Graduate, çmim i cili jepet për rezultate të larta akademike. Ky kurs fokusohet në përgatitjen e oficerëve për detyrat e tyre si udhëheqës të inxhinierisë ushtarake deri në nivel kompanie, duke u ofruar atyre njohuri dhe aftësi të nevojshme për udhëheqjen, menaxhimin e operacioneve, planifikimin dhe zbatimin e projekteve inxhinierike”, thuhet në njoftim.

 

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika