LAJME

Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i karatesë në Shqipëri

Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i karatesë në Shqipëri
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Mars 2026, 10:29

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se major, Getoar Rexhepi, në Kampionatin e 27-të Kombëtar të Karatesë për moshat kadetë, junior, U21 dhe senior, të mbajtur në Republikën e Shqipërisë, ka arritur të shpallet kampion kombëtar i karatesë.

“Gara e mbajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ku morën pjesë rreth 80 sportistë në dy disiplina të ndryshme, kata dhe kumite, si dhe rreth 20 ekipe nga e gjithë Shqipëria, në një konkurrencë të fortë, duke pasur parasysh nivelin e lartë të sportistëve, si në disiplinën e katave (demonstrime), ashtu edhe në disiplinën e kumites (ndeshje), majori Rexhepi u shpall kampion kombëtar i Shqipërisë në Kampionatin Kombëtar të Karatesë për vitin 2026” – shkruan FSK.

Sipas FSK-së, ky aktivitet përbën ngjarjen kryesore në nivel kombëtar për sportin e karatesë.

“Arritja e majorit tregon përgatitjen, disiplinën dhe punën e palodhshme të ushtarakëve tanë, jo vetëm në detyrat e tyre në FSK por edhe në aktivitetet sportive, ku arritjet gjithherë janë të nivelit më të lartë” – thekson në fund FSK.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika