Major Krenar Lahu ka diplomuar me sukses në Kursin e Komandës dhe Shtabit në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit ushtarak profesional në botë.
Oficeri i FSK-së diplomon në Mbretërinë e Bashkuar

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kursi zhvillohet në kuadër të Joint Services Command and Staff College dhe përgatit oficerët për detyra të nivelit të lartë komandues dhe të shtabit, duke u fokusuar në planifikimin operacional, udhëheqjen, strategjinë, vendimmarrjen dhe bashkëpunimin shumëkombësh.
“Diplomimi i majorit Lahu përfaqëson një arritje të rëndësishme profesionale dhe dëshmon përkushtimin e FSK-së në zhvillimin e vazhdueshëm të kuadrit të saj përmes programeve ndërkombëtare të edukimit ushtarak.” – njofton FSK.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Humb jetën një person në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur dhe nuk i mbijetoi lëndimeve

Caktimi i seancës më 6 gusht, partitë ish-opozitare akuzojnë LVV-në për zvarritje të procesit

Të shtunën ka kufizime, Ministria njofton për qarkullimin e kamionëve mbi 20 tonë

