LAJME

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit ë Përgjithshëm në Gjermani

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit ë Përgjithshëm në Gjermani
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Korrik 2026, 08:00

Major, Bujar Ferizi, ka diplomuar me sukses në programin prestigjioz Lehrgang Generalstabs-Admiralstabs International (LGAI) në Akademinë e Lidershipit të Bundeswehr-it në Hamburg, Gjermani.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, programi i LGAI zgjat 17 muaj, duke përfshirë 5 muaj trajnim intensiv të gjuhës gjermane në Bundessprachenamt në Hürth, si përgatitje për vijimin e studimeve, dhe më pas 12 muaj studime në kolegj, të fokusuara në planifikimin strategjik, lidershipin ushtarak, bashkëpunimin shumëkombësh dhe sigurinë ndërkombëtare.

Në këtë gjeneratë, siç bëhet e ditur morën pjesë 74 oficerë nga 36 shtete të ndryshme të botës, ku majori, Bujar Ferizi, përfaqësoi Republikën e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke kontribuuar në shkëmbimin e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Përfundimi i këtij programi përfaqëson një arritje të rëndësishme profesionale dhe një investim të vlefshëm në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me standardet e vendeve partnere dhe të NATO-së.” – thekson FSK.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika