LAJME

Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA, nderohet me dy çmime prestigjioze

Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA, nderohet me dy çmime prestigjioze
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Qershor 2026, 09:42

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Toger Arijanit Elshani, ka diplomuar me sukses të lartë në kursin e udhëheqjes për oficerët e Policisë Ushtarake (Military Police Basic Officer Leader Course), i mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas FSK-së, gjatë programit profesional ushtarak, Toger Elshani ka treguar nivel të lartë të njohurive profesionale, aftësi udhëheqëse dhe përkushtim në përmbushjen e detyrave. Për rezultatet e arritura, ai është nderuar me çmimet “Honor Graduate” dhe “Iron Man”, të cilat u ndahen oficerëve me performancë të lartë akademike, disiplinë dhe qëndrueshmëri fizike.

FSK vlerëson se ky sukses dëshmon profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë të personelit të saj në institucionet ushtarake ndërkombëtare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika