Nënkolonel, Besim Gashi dhe nënkolonel, Arben Avdyli, kanë diplomuar me sukses në Institutin “Kolegji i Bashkuar i Luftës”, në kuadër të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Republikën e Turqisë.
Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, programi i këtij institucioni të nivelit të lartë përgatitë oficerët në nivel strategjik, duke zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tyre në udhëheqje, planifikim strategjik dhe vendimmarrje në mjedise komplekse të sigurisë.





