- Reklama -

OEK kërkon drejtësi në Supreme: Liberalizimi i tregut të energjisë ka dëmtuar bizneset

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar drejtësi në Gjykatën Supreme ku është mbajtur seanca lidhur me padinë e iniciuar kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji, sa i përket daljes së detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Avokati i OEK-ut, Ekrem Hoxha, gjatë seancës ka deklaruar se procesi i liberalizimit të tregut nuk ka respektuar ligjin dhe direktivat evropiane, duke shkaktuar dëme materiale për komunitetin e bizneseve.

- Reklama -

Ai ka theksuar se vendimet e ZRRE-së kanë favorizuar operatorë të caktuar privatë dhe nuk kanë garantuar konkurrencën reale dhe furnizimin e duhur me energji elektrike për konsumatorët, thuhet në komunikatën e lëshuar nga OEK-u.

Pas seancës, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka shprehur besimin se Supremja do të vendosë në mbrojtje të interesave të bizneseve.

“Fakte të paqëndrueshme dhe vendime që nuk përputhen me ligjin dhe direktivat e BE-së kanë ndikuar drejtpërdrejt në bizneset e Kosovës. Ne besojmë se Gjykata Supreme do të shqyrtojë të gjitha provat dhe do të vendosë një vendim të drejtë, që mbron interesat e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë ai./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort