Sot ka nisur seminari dy-ditor “Nga Ideja në Financim – Trajnim Praktik për Shkrimin e Aplikimeve të Suksesshme për Grante”, organizuar nga Oda e Prizrenit. Ky seminar ka për qëllim të ndihmojë pjesëmarrësit në zhvillimin e aftësive për të hartuar aplikime efektive për grante dhe financime.
Oda e Prizrenit organizon seminar dy-ditor për aplikime të suksesshme për grante

Në hapjen e seminarit morën pjesë drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Ramadan Tarashaj, dhe përfaqësuesi i Handwerkskammer Koblenz (HWK) Gjermani, Eriks Martin.
Ky është seminari i tretë i këtij lloji brenda muajit, duke theksuar angazhimin e Odës së Prizrenit për mbështetjen e bizneseve dhe sipërmarrësve në sigurimin e financimeve për zhvillim.
Seminari i radhës do të mbahet më 4-8 Prill në Gjermani, ku do të marrin pjesë gjashtë anëtarë të Odës së Prizrenit.Ky trajnim mbështetet nga projekti gjashtëvjeçar i “Federal Ministry for Economic Cooperation and Development”, në bashkëpunim me Partners in Transformation Chamber and Associations, Sequa dhe Handwerkskammer Koblenz Germany.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

