- Reklama -

Oda e Mjekëve i frikësohet largimit më të madh të mjekëve pas janarit 2024

Nga janari e deri në prill, sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, nga vendi janë larguar 88 mjekë.

Sipas kreut të Odës, Pleurat Sejdiu, në krejt vitin 2022 nga Kosova ishin larguar 211 mjekë të profileve të ndryshme. Ai paralajmëroi se pas heqjes së vizave nga janari i vitit të ardhshëm do të rritet dinamika dhe numri i largimeve.

- Reklama -

“Lehtësimi i këtyre komunikimeve me siguri që do të rrit dinamiken dhe numrin e largimeve. Vitin e kaluar kemi pasur 211 me gjitha ato bllokada të komunikimeve, këtë vit deri me ditën e sodit kemi 88 që e kalon mesataren e viti të kaluar, katër mujorin e parë. Presim një numër më të madh se vitin e kaluar. Arsyet të cilat kanë qenë vitin e kaluar dhe janë po të njëjtat është çështja e papunësisë, kemi një numër të madh të mjekëve afër 400 mjek janë të papunë”, tha ai për Ekonomia Online.

Sipas tij, Kosovën e kanë lënë në shumicën e rasteve të papunënë, pa përjashtuar edhe profesionistët. Ai e sheh të çuditshme se komunat nuk po shpallin konkurse për pranimin e mjekëve të rinj, kur ka nevojë për ta.

“Pjesa më e madhe e këtyre që largohen janë nga kjo kategori, që janë të papunë. Pastaj janë specializantët, ata që janë në vitin e dytë të tretë, të specializimeve nuk janë të kënaqur me kualitetin e shkollimit specialisti që ju ofrohet këtu në Kosovë dhe është gjenerata më kërkuese se gjenerata e jonë dhe ky është një numër i madh i tyre, edhe arsyet pse largohen. Arsyeja e tretë janë kushtet e punës dhe paga”.

“Punësimi i këtyre të rinjve, është e habitshme si është e mundur kur të gjitha komunat dhe komunat janë ato të cilat janë punëdhënësit kryesor të këtyre kategorive që po largohen. Të hap konkurse për mjek sepse kanë nevojë për mjek, vetë kanë shprehur brengën se nuk kanë mjek dhe këta duhet të punësohen. Kanë nevojë edhe për infermier por më pak. Pjesa e dytë është ndryshimi në kualitet flas të shkollimit specialistik, ku duhet shteti të ofrojë më shumë bursa apo mbështetje financiare për shkollimin e tyre në vitin e fundit jashtë vendit siç ka qenë çdo herë”./ EO

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort