Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës kërkon të dijë pse nuk po bëhet zyrtar vendimi për hapjen e sallave të ahengjeve të ndryshe.OHTK nëpërmejt një komunikate thekson se pas shumë takimeve që janë bërë mes grupit punues ku janë të përfshirë përfaqësues nga ministritë përkatëse dhe përfaqësues të OHT-së, është premtuar që hapja e këtyre domeneve të bëhet me 15 qershor 2021.
“Ndërsa sot jemi me datë 21 dhe akoma nuk e kemi parë të zyrtarizuar një vendim të tillë! Neve si përfaqësues të bizneseve të të gjitha llojeve, nga ministria e Shëndetësisë disa herë na është kërkuar që t’u japim kohë për të hulumtuar mirë terrenin në mënyrë që të evidentohen në mënyrë sa më të sigurtë rastet me Covid-19, dhe sigurisht që për të mirën tonë dhe të qytetarëve kemi gjetur forma që t’i bindim edhe bizneset që të kenë durim. Dhe si rezultat i këtij durimi, na është thënë që pas datës 15 Qershor nuk do të kemi më





