- Reklama -

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit mbështet fushatën #mosbliprodhimeserbe

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës duke qenë përfaqësuese e subjekteve hoteliere e turistike mbështet fuqishëm fushatën për bojkotimin e produkteve serbe dhe prandaj u drejtohet të gjithë qytetarëve të Kosovës e në veçanti anëtarëve të saj që të bojkotojnë çdo prodhim me prejardhje nga Serbia duke i zëvendësuar ato me prodhime vendore e në mungesë të tyre me prodhime nga vendet mike.

Kështu kjo organizatë ka njoftuar në faqen e saj në Facebook.

- Reklama -

“Jemi të bindur që ky apel do të gjej mbështetje të fortë te subjektet hoteliere dhe turistike të cilat OHTK përfaqëson ngase udhëheqësit e tyre janë dëshmuar nëpër vite e dekada se e duan atdheun e tyre dhe se kanë bërë sakrifica sublime për liri duke u përballur me sfidat dhe furtunat e kohërave të kaluara që na i solli pushtuesi” thuhet në komunikatë.

Ndryshe nismëtari i fushatës “Mos bli produkte serbe – Besa, besë” për bojkotimin e produkteve serbe, Burim Piraj ka bërë thirrje që të mos konsumohen prodhimet e Serbisë.

Piraj në një intervistë për Telegrafin tha se qëllimi i kësaj fushate është që të vetëdijesohet qytetari i Kosovës, që të mos blejë produkte të cilat importohen nga fqinji verior.

“Kjo nismë nuk ka qenë e çastit, pasi kohë të gjatë unë kam bërë fushatë për të mos blerë produkte serbe. Por, kur ishte reciprociteti i targave, kur Serbia na kërcënonte, e kam ndjerë vetën shumë keq që ne vazhdojmë t’i blejmë produktet serbe e ata sjellin tanke në kufi. Më kujtohet shumë mirë edhe ambasadori rus kur erdhi në veri dhe i lavdëronte forcat serbe”, deklaroi Piraj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort