Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë, ka kërkuar që në buxhetin e vitit të ardhshëm pushimi i lehonisë të mbulohet 100 për qind nga shteti.
Oda e Afarizmit: Pushimi i lehonisë të mbulohet 100 për qind nga shteti

Madje këtë e kanë kërkuar edhe nëpërmjet një shkrese drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Kryetarit të Kuvendit, Ministrit të Financave dhe Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, njofton Klankosova.tv
“Pushimi i Lehonisë të mbulohet 100% nga shteti. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë përmes një shkresë drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Kryetarit të Kuvendit, Ministrit të Financave dhe Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka kërkuar që në buxhetin e vitit 2023 të parashihet mbështetje për gratë të cilat janë në Pushim të Lehonisë dhe kësisoj kjo barrë të largohet nga bizneset dhe njëkohësisht shteti të merrë përsipër pagesën 100% të Pushimit të Lehonisë në mënyrë që Pushimi i Lehonisë të mbulohet 100% nga shteti”, thuhet në njoftimin e tyre.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

