• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Tuesday, January 31, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home RAJONI DHE BOTA

OBSH vazhdon hetimet mbi origjinën e koronavirusit

tvprizreni by tvprizreni
February 2, 2021
in RAJONI DHE BOTA, SHËNDETËSI
0
OBSH vazhdon hetimet mbi origjinën e koronavirusit
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ekip shkencëtarësh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që po zhvillon hetime rreth origjinës së koronavirusit të ri, vizitoi të hënën një qendër të kontrollit të sëmundjeve në provincën Hubei të Kinës, një institucion kyç në menaxhimin e hershëm të shpërthimit të virusit. Virusi u shfaq për herë të parë në kryeqytetin e kësaj province në Wuhan, në fund të vitit 2019.

Autoritetet kineze nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me vizitën e ekipit në Qendrën Provinciale të Hubei-t për Kontrollin e Sëmundjeve. Ndërkohë një prej ekspertëve të OBSH-së Peter Daszak u tha gazetarëve se ekipi kishte zhvilluar një “takim shumë të mirë e të rëndësishëm”.

Ekipi i OBSH-së i cili ka mbërritur në Kinë prej muajit të kaluar, ka vizituar gjithashtu tregun e prodhimeve të detit në Wuhan, ku u shfaqën një grup rastesh me COVID-19 si dhe të paktën një nga spitalet e qytetit ku u trajtuan disa nga pacientët e parë me koronavirus.

Shkencëtarët duan të dinë se nga e ka zanafillën virusi, tek cila kafshë dhe si arriti ai të transmetohet tek njerëzit, diçka që mund të kërkojë vite për t’u zbuluar.

“Ne vazhdojmë të bëjmë pyetje e të kërkojmë më shumë të dhëna…”, tha në një konferencë shtypi të hënën në Gjenevë Mike Ryan i Programit të Emergjencave në OBSH.

Epidemiologia amerikane dhe udhëheqësja teknike mbi çështje të COVID-19-s në OBSH, Maria Van Kerkhove, tha se ekipi është përqëndruar në “rastet e hershme” dhe “se po zhvillon diskutime të frutshme rreth kësaj çështjeje” me homologët e tij kinezë.

Shpërthimi i koronavirusit në Kinë çoi në një pandemi mbarëbotërore të COVID-19-s. Të dhënat e universitetit Johns Hopkins tregojnë se prej fillimit të pandemisë deri më sot janë regjistruar më shumë se 103 milionë infektime në të gjithë globin ndërsa më shumë se 2.2 milionë njerëz kanë vdekur.

Gjatë tre javëve të fundit është shënuar një rënie e infektimeve në të gjithë botën. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus e quajti këtë një “lajm inkurajues”, por shtoi se “kjo ka ndodhur edhe më parë”.

Gjatë një konference për shtyp të hënën zoti Ghebreyesus tha se “gjatë vitit të kaluar, pothuajse në të gjitha vendet ka pasur momente kur rastet e reja kanë rënë e për pasojë qeveritë kanë zbutur kufizimet dhe njerëzit nuk janë treguar më të kujdesshëm”, duke çuar siç tha ai “në rritjen sërish të numrit të infektimeve”./voa

Download WordPress Themes Free
Download Best WordPress Themes Free Download
Download Nulled WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
udemy free download
download micromax firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
free download udemy course
Previous Post

Ambasada amerikane e përkrah fushatën “E ardhmja është në duart tona”

Next Post

Bashkimi Evropian: Ambasada e Kosovës në Jerusalem, vendim fatkeq

Next Post
Bashkimi Evropian: Ambasada e Kosovës në Jerusalem, vendim fatkeq

Bashkimi Evropian: Ambasada e Kosovës në Jerusalem, vendim fatkeq

Të Fundit

Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë: 16 Ditë Bashkohuni

Ambasada e SHBA-së sot mban diskutim për Asociacionin

January 31, 2023
Kryetarët e të gjitha qyteteve të trojeve shqiptare, do të ftohen në 144 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Moti sot i ndryshueshëm pritet edhe reshje të dobëta bore

January 31, 2023
Kroacia përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës

Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

January 30, 2023
Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

January 30, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë: 16 Ditë Bashkohuni

Ambasada e SHBA-së sot mban diskutim për Asociacionin

January 31, 2023
Kryetarët e të gjitha qyteteve të trojeve shqiptare, do të ftohen në 144 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Moti sot i ndryshueshëm pritet edhe reshje të dobëta bore

January 31, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.