Në një raport të publikuar më 11 maj, Zyra evropiane e OBSH-së ka gjetur se mbyllja e shkollave dhe kufizimi i aktiviteteve mund të kenë pasur ndikim negativ për ushtrimet fizike të fëmijëve
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se muajt me masa kufizimi, me qëllim të luftimit të koronavirusit, kanë rezultuar me më shumë obezitet te fëmijët, çka potencialisht mund të ndikojë në shëndetin e tyre në të ardhmen.
“COVID-19 mund të rrisë një nga trendet më shqetësuese në rajonin evropian të OBSH-së siç është rritja e obezitetit te fëmijët”, ka thënë Hans Kluge, drejtor për Evropën në OBSH, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.
Obeziteti dhe pesha e tepërt janë lidhur me simptoma më të rënda të koronavirusit dhe sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe kancer.





