LAJME

OAK viziton Parkun e Inovacionit në Prizren

OAK viziton Parkun e Inovacionit në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Korrik 2021, 13:06

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan Parkun e Inovacionit në Prizren, ku u pritën në takim nga drejtori Wolfgang Leidig dhe Muhamed Rexhepi.

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi përgëzoi përfaqësuesit e Parkut Inovativ për punën, duke theksuar që krijimi i hapësirave për bizneset është mëse i nevojshëm në vendin tonë.

Sipas OAK – së, bizneset janë të interesuara të informohen më detajisht për mundësitë që Parku i Inovacionit ofron për investitorët potencial.

Leidig falënderoi Odën e Afarizmit të Kosovës për vizitën, të cilën e konsideroi si të nevojshme për të dyja palët.

Ndërsa, Rexhepi informoi në detaje për ofertën që Parku i Inovacionit në Prizren ka për investitorët potencial, e gjithashtu edhe për benefitet e bizneseve që akomodohen në këtë hapësirë punuese.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika