Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) duke u bazuar në numrin e vogël të rasteve të lajmëruara me COVID-19 si dhe duke vlerësuar gjendjen e rëndë të bizneseve kërkon nga Institucionet e vendit që të gjitha masat kufizuese të cilat janë në fuqi aktualisht të largohen me qëllim të përkrahjes së bizneseve duke u respektuar masat mbrojtëse.
Kjo kërkesë e OAK-së vie si rrjedhojë e gjendjes shumë të rendë me të cilën po përballet sektori privat si pasojë e pandemisë dhe përkrahjes së mangët që është ofruar deri më tani nga ana e institucioneve, duke rrezikuar kështu jo vetëm humbjen e vendeve të punës por edhe mirëqenien dhe operimin e mëtejshëm të operatorëve ekonomik dhe buxhetin e shtetit.
“Mirëpo, duke pasur parasysh se tashmë zyrtarisht fillojmë me sezonën e verës, ardhja e diasporës dhe turistëve në përgjithësi kushtëzohet nga masat kufizuese të cilat do të jenë në fuqi, andaj OAK kërkon largimin e tyre pasiqë një vendim i tillë do të ndikoj direkt në përmirësimin e gjendjes financiare të bizneseve dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit”.





